75 Mall Live Search
13:54 / E Martë, 17 Mars 2020 / indeksADMonline

Efekti Coronavirus: Shtyhet për afat të pacaktuar deklarimi i pasurisë nga zyrtarët shtetëror

Zyrtarët e ndryshëm publik, deri në fund të këtij muaji. më 31 mars është dashur të paraqesin në Agjencinë Kundër Korrupsion, deklarimin e pasurisë, mirëpo me situatën e fundit të krijuar pas përhapjes së coronavirusit edhe në Kosovë, kjo më nuk do të vlej, shkruan IndeksOnline.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi nga kjo agjenci.

Sipas tyre edhe deklarimet e pasurisë gjatë kësaj kohe do të mund të bëhen vetëm përmes postës elektronike.

Ndërkohë janë gjithsej 4694 zyrtarë që kanë për obligim ligjor deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit,  ndërsa deri para katër ditësh kërkesës për deklarimin e pasurisë i janë përgjigjur  676 zyrtarë të cilët  kanë dorëzuar  formularët e deklarimit të pasurisë në AKK.

Më poshtë e gjeni të plotë njoftimin e AKK-së:

Bazuar në vendimin e Qeverisë së Republikës së  Kosovës Nr. 01/9, për ndërmarrjen  e masave shtesë pas konfirmimit të rasteve pozitive me Corona Virus COVID-19, për reduktimin e  veprimeve  esenciale dhe staf esencial çdo institucion publik, përveç stafit të sektorit të shëndetësisë dhe të sektorit të sigurisë, Agjencia kundër Korrupsionit njofton opinionin publik se do të vazhdoj punën bazuar  ne vendimet dhe udhëzimet e institucioneve publike.

 Me këtë rast,  Agjencia kundër Korrupsionit njofton  të gjithë zyrtarët e lartë publik se për shkak të situatës së krijuar,  nuk mund të pranojë deklarimin e pasurisë  në mënyrë të drejtpërdrejtë nga zyrtarët e lartë apo personat e autorizuar në zyrat e AKK-së, ju lutemi të gjithë zyrtarëve të lartë publik që deklarimin e pasurisë ta bëjnë në  mënyrë elektronike në adresën info@akk-ks.org, ndërsa  formularët e deklarimit të pasurisë duhet të jene te nënshkruar dhe skanuar.

Agjencia kundër Korrupsionit njofton se  afati i deklarimit të pasurisë shtyhet edhe për një periudhë të pacaktuar, ndërsa për të gjitha ndryshimet, AKK, do të njoftojë me kohë opinionin dhe institucionet publike./IndeksOnline/