Ahmeti njofton qytetarët për dokumentet që mund t’i nxjerrin online e t’i marrin përmes postës

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka deklaruar se për t’iu lehtësuar reduktimin e lëvizjeve qytetarëve ua rikujton aplikimin online për dokumentet e gjendjes civile.
Çmimi për shërbime postare për secilin dokument është 1 euro, përveç çmimit të vetë dokumentit, transmeton Indeksonline.
Dokumentet dorëzohen në shtëpi brenda 24 orëve, transmeton Indeksonline.
Njoftimi i plotë:
Për të lehtësuar
reduktimin e lëvizjeve, Komuna e Prishtinës rikujton qytetarët për aplikimin
online për dokumentet e gjendjes civile.
Dokuentet të cilat mund të
merren online janë:
1. Certifikata e Lindjes (1
Eur)
2. Certifikata e Vendbanimit
(1 Eur)
3. Certifikata e Martesës (1
Eur)
4. Certifikata e Shtetësisë (2
Eur)
5. Ekstrakti i Lindjes (1 Eur)
6. Vërtetim nga Arkiva (1 Eur)
7. Certifikata e Statusit të
Martesës (1 Eur)
8. Deklarata e Bashkësisë
Familjare (2 Eur)
Cmimi për shërbime postare për
secilin dokument është 1 EUR, përveç çmimit të vetë dokumentit.
Qytetarët që aplikojnë,
fillimisht duhet të regjistrohen (përmes numrit personal te letërnjoftimit dhe
datës se lindjes), pastaj të kyçen në modulin e porositjes online te dokumentit
ose dokumenteve te caktuara.
Dokumentet dorëzohet në shtëpi
përmes Postës, 24 orë pas aplikumit.
Manuali me udhëzime të
përdorimit është i bashkangjitur në të dy gjuhët.
Linku për këtë shërbim eshte:
https://kk.rks-gov.net/prishtine/ (ne anën e djathte eshte
dritarja KYÇY/REGJISTROHU)
Të qëndrojmë në shtëpi duke
reduktuar lëvizjet që nuk janë të domosdoshme!
Vetëm kështu mund të ndihmojmë
që të mbrojmë veten dhe të tjerët!
Sepse, #bashkë mund të e
tejkalojmë këtë sfidë shumë më lehtë!
#rriNshpi