75 Mall Live Search
16:47 / E Martë, 17 Mars 2020 / indeksADMonline

Konfirmohet edhe një rast me koronavirus në Kosovë

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka konfirmuar se është konfirmuar edhe një rast i ri me COVID-19.

Numri i të infektuarve në vend me koronavirus shkon në 17.

Që nga data 13 mars në Kosovë është konfirmuar përhapja e virusit COVID-19, virus ky i cili bëri që OBSH të shpallë gjendje pandemike, raporton Indeksonline.

Me të konfirmuar rastet e para, Qeveria e Kosovës ndërmori një sërë masash në mënyrë që të parandalohet shpërndarja e këtij virusi.

Kësisoj qytetarët këshillohen të qëndrojnë sa më tepër në shtëpi dhe të dalin vetëm kur kanë për të kryer një punë jashtëzakonshme të nevojshme.

Për t’iu shmangur  numrit sa më të madh të të infektuarve duhet ndjekur të gjitha këshillat e dhënë nga organet kompetente./Indeksonline/