Abazi: Jemi në pajtueshmëri të plotë me LDK për mos shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

Zëvendëskryeministri, Haki Abazi, ka thënë se është në pajtueshmëri të plotë me Lidhjen Demokratike të Kosovës për mos pajtimin me vendimin e Presidentit për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.
Sipas tij të gjitha vendimet janë të përbashkëta, shkruan IndeksOnline.
“Të gjitha masat, vendimet janë marrë të përbashkta. Pa dallim të partneritetit të koalicionit.
Nuk është qështje partiake as e një individi.
Nuk kemi asnjë mëdyshje as dallim për masat që kemi marrë. Diskutimi i sontëm ishte pa dallim partiak”, ka thënë ai./IndeksOnline/