Ylli i Juventusit në “radarët” e PSG-së dhe Chelsea

Paris Saint Germain dhe Chelsea po planifikojnë të testojnë ‘durimin’ e Juventusit gjatë afatit kalimtar të verës, duke kërkuar yllin e tyre, Miralem Pjanic.
Calciomercato raporton se dy skuadrat evropiane, PSG dhe Chelsea janë të interesuara për mesfushorin boshnjak.
Në anën tjetër, Juventus edhe pse nuk planifikojnë të shesin Pjanic, do të ishin të hapur nëse do të pranonin një ofertë prej të paktën 60 milionë euro.
PSG ka qenë e lidhur me Pjanic që një kohë të gjatë, dhe ai ende është në listën e tyre, ndërsa së fundi ata do të kenë konkurrencë Chelsean.
Pjanic te Juventus është transferuar në vitin 2016 nga skuadra e Romës.