75 Mall Live Search
11:57 / E Mërkurë, 18 Mars 2020 / indeksADMonline

Kurti, Osmani dhe Selimi para disa ditësh: Situata është e jashtëzakonshme

Kryeministri i Republikës, Albin Kurti, kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani si dhe shefi i GP të VV-së, Rexhep Selimi, e kishin konsideruar gjendje të jashtëzakonshme momentin në të cilin po kalon Kosova.

Para disa ditësh, ata kishin deklaruar në Kuvend se Kosova po kalon në një moment të pazakontë, pas covid-19, transmeton Indeksonline

“Kjo situatë është e pazakonshme. Në kuptimin që ne nuk e kemi hasur një të tillë që nga çlirimi e këndej për pandemi botërore”, Albin Kurti

“Zotëri Limaj situata nuk është normale, është e jashtëzakonshme. Përderisa ne po flasim këtu, shumica e spitaleve punojnë në kushte të jashtëzakonshme”, Vjosa Osmani

“Kosova dhe qytetarët e saj duhet të jenë të shumë të vetëdijshme pasi bëhet fjalë për një situatë të jasthëzakoshme”, Rexhep Selimi