Xenit i kërkohet të vetë izolohet në shtëpi!

Këngëtari i njohur i muzikës popullore, Shkëlzen Jetishi tregoi se mjekët i kërkuan atij të qëndrojë në shtëpi në këtë kohë koronavirusi është përhapur edhe në Kosovë.
Xeni në emisionin “Bon Bon” tregoi se mjekët nuk i kërkuan atij të bëjë testet për koronavirus, veç se ai të qëndrojë në shtëpi.
Gjitha dyshimet kanë ardhur pasi Xeni ishte pjesmarrës në një aheng ku pjesë ishte edhe këngëtari Muhaemt Sejdiu.
Indeksonline ka raportuar mbrëmë për këngëtarin Sejdiu, gjithashtu ka publikuar disa fotografi të ahengut ku shihet edhe Shkëlzen Jetishi.