75 Mall Live Search
18:06 / E Mërkurë, 18 Mars 2020 / indeksADMonline

Rangnick refuzoi Bayernin, do t’i bashkohet Milanit

Milani po përgatitet për një revolucion tjetër gjatë muajve të verës.

Pas largimit të Boban dhe lamtumirës së mundshme të Maldinit, është radha e Gazidis që të rilind  fatet e ekipit kuq e zi, shkruan Indeksonline.

E ardhmja e Stefano Piolit duket se është larg Milanit pas përfundimit të këtyre ndeshjeve të mundshme.

Drejtori i përgjithshëm i Milanit po synon t’ia besoj stolin dhe direktivat sportive  ish-menaxherit të Leipzig, Ralf Rangnick.

Sipas mediave gjermane, thuhet se ai tashmë ka refuzuar ofertën e Bayernit dhe në verë do të bashkohet me skuadrën nga San Siro.

Rangnickut do t’i besohet drejtimi i skuadrës si dhe transferimet e lojtarëve si në stilin e skuadrave të Premierligës. /IndeksOnline/