75 Mall Live Search
20:54 / E Mërkurë, 18 Mars 2020 / indeksADMonline

Kurti mban konferencë, pas deklaratave të Mustafes për rrëzimin e qeverisë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti pritet të mbajë një konferencë për media pas zhvillimeve të fundit në vend.

Kjo paraqitje e Kurtit bëhet pas paralajmërimeve të kreut të LDK-së për një mocion mosbesimi për rrëzimin e qeverisë, shkruan Indeksonline.

I pari i LDK-së, Mustafa tha se Kurti nuk respektoi marrëveshjen e koalicionit duke mos u konsultuar fare me kryetarin e partisë në koalicion për ta shkarkuar një ministër të saj./Indeksonline/