75 Mall Live Search
23:26 / E Mërkurë, 18 Mars 2020 / indeksADMonline

Ahmeti: Gabim, kalkulimi me jetë të njerëzve gjithmonë del gabim

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka komentuar zhvillimet e fundit në vend.

Sipas tij kalkulimi me jetë të njerëzve dalin gjithmonë gabim.

Sipas tij, prioritet është pandemia dhe pasojat shëndetësore dhe ekomike, transmeton Indeksonline.

Shkrimi i tij i plotë:

Gabim, gabim dhe gabim. Nuk e di qysh po kalkuloni, por kalkulimi me jetë të njerëzve gjithmonë del gabim. Prioritet numër një pandemia dhe pasojat shëndetësore dhe ekonomike. Tjerat janë të panevojshme dhe të pandërgjegjshme. Pa përjashtim.