Cakaj flet me minstrin gjerman Roth: Shqipëria s’ka alternativë tjetër, veç drejt anëtarësimit në BE

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj
përmes një postimi të bërë, ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me Ministrin e Shtetit për Evropën të
Gjermanisë, Michael Roth.
“E falënderova për
mbështetjen e pakursyer për Shqipërinë dhe qasjen shumë largpamëse e për
Ballkanin Perëndimor në përgjithësi.
Roli i Gjermanisë në
mbështetjen e reformave të brendshme dhe rrugëtimin evropian të Shqipërisë
është i pazëvendësueshëm”, ka shkruar Cakaj.
Ai tutje ka thënë se me ministrin Roth kanë ndarë krejtësisht të njëjtën pikëpamje lidhur me progresin përmbajtësor të Shqipërisë dhe domosdoshmërinë e çeljes së bisedimeve për anëtarësim në BE një orë e më parë.
“Shqipëria nuk ka asnjë alternativë tjetër veç përparimit të mëtejmë në drejtim të anëtarësimit në BE”, përfundon ministri Cakaj./Indeksonline
