75 Mall Live Search
21:30 / E Enjte, 19 Mars 2020 / indeksADMonline

“Viber-i” po i bashkon mësimdhënësit e nxënësit që të zhvillojnë mësim nga distanca

Derisa në vend janë mbyllur shkollat për të luftuar pandeminë e koronavirusit, mësuesit kanë gjetur një mënyrë që nxënësit e tyre të mos i humbin mësimet.

Mësimdhënësit kanë filluar që t’ja dërgojnë detyrat prindërve, për nxënësit, në aplikacionin “Viber”.

Edhe në shkollën “Shaban Shala” në Podujevë, po e përdorin këtë metodë.

Më pas, mësuesja e cakton një orar për t’ja dërguar detyrat e përfunduara.

Në disa fotografi që ka siguruar Indeksonline, shihet sesi një nxënës i klasës së tretë, të asaj shkolle në Pudujevë, po i bën detyrat e matematikes.

Kujtojmë që sot Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami përmes një videoje ka treguar se janë drejt fundit përgatitjet për të nisur mësimin online nga shtëpia për të gjithë nxënësit.

Ajo tha se mësimi në distancë do të fillojë nga data 23 mars dhe do të transmetohet në kanalet RTK1 dhe RTK4, dhe të gjitha do të jenë online në eMesimi.rks-gov.net./Indeksonline/