Koronavirusi/ Dy yjet e futbollit shqiptar përjashtohen nga skuadra!

Skuadra e famshme zvicëriane, Sion raportohet se ka përjashtuar 9 futbollistë.
Në mesin e lojtarëve të larguar janë edhe dy shqiptarët e famshëm, Pajtim Kasami e Ermir Lenjani.
Kjo pasi që Sion kishte njoftuar bvujyuljen e pagave për të gjithë futbollistët në këtë kohë krize, por një gjë të tillë s’e kanë pranuar dy shqiptarët, bashkë me shtatë futbollistë të tjerë.
Ish futbollisti i Barcelonës, Song, Seydou Doumbia, Johan Djouru, janë poashtu në mesin e futbollistëve që janë përjashtuar nga skuadra. /Indeksonline/