Real Madrid merr një vendim për Zidane, bëhet fjalë për të ardhmen e tij

Zinedine Zidane do të mbetet trajner i Real Madridit edhe sezonin e ardhshëm, të paktën kështu pretendojnë mediat spanjolle.
Francezi ka kontratë me klubin spanjoll deri në vitin 2022 mirëpo sipas raportimeve drejtuesit e Realit planifikonin ta sjellnin në klub Pochettinon, transmeton IndeksOnline.
Por siç duket drejtuesit e Real Madridit kanë vendosur që Zidane të jetë në krye të skuadrës edhe për sezonin e ardhshëm.
Arsye për këtë vendim po besohet që është pandemia e koronavirusit andaj klubi spanjoll ka vendosur të marrë një vendim të hershëm në lidhje me të ardhmen e tij./IndeksOnline/.