75 Mall Live Search
16:38 / E Premte, 20 Mars 2020 / indeksADMonline

LDK dorëzon mocionin në Kuvend, për rrëzimin e Qeverisë Kurti

Lidhja Demokratike e Kosovës pak më parë sakësisht në ora 15:55 ka dorëzuar në Kuvendin e Kosovës, mocionin për rrëzimin e Qeverisë,mëson IndeksOnline nga burimet e saja.

Ndryshe partia e Isa Mustafës ka arritur të siguroj 40 nënshkrimet e nevojshme për dorëzimin e mocionit të votëbesimit.

Kjo situatë ka ardhur, pasi që kryeministri Albin Kurti ka shkarkuar nga pozita e ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliun, nënkryetarin e kësaj partie, për çka dhe Mustafa, deklaroi se më nuk duan të jenë pjesë e qeverisë Kurti. Arsye tjetër sipas Mustafës është edhe mos bindja e Kurtit për të hequr taksën ndaj Serbisë ashtu siç po kërkojnë SHBA-të/IndeksOnline/