Arrestohen dy hajnat e shumë kërkuar të Ferizajit, kishin kryer 11 grabitje

Policia e Ferizajit ka arritur që të kap dy hajna të shumëkërkuar.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se dy personat e kërkuar akuzohen se kanë kryer 11 grabitje, nëntë në rajonin e Ferizajit dhe dy në rajonin e Prishtinës.
Hajnat e arrestuar kanë kryer shumë grabitje, kryesisht në pompat e derivateve. Tek të arrestuarit janë gjetur armë, rroba, maska, dokumente e gjësende të ndryshme me të cilat kanë kryer aksionet.

Ky është një sukses tjetër i Policisë së Ferizajit dhe fal vigjilencës së tyre krimin po luftohet e goditet vazhdimisht./Indeksonline/
