75 Mall Live Search
18:30 / E Shtunë, 21 Mars 2020 / indeksADMonline

Kjo nuk pritej, Santi Cazorla afër rikthimit si trajner te Arsenal

Ish mesfushori i Arsenalit, Santi Cazorla raportohet që mund të kthehet te Arsenal si trajner pas pensionimit të tij si futbollist.

35 vjeçari u bë një tifozë i madh i skuadrës angleze mirëpo lëndimet kishin bërë që të kishte vetëm 180 paraqitje për skaudrën londineze, transmeton IndeksOnline.

Kurse marrëdhënia e mirë e futbollistit me Mikel Arteta ka ngritur spekulime që ai mund të kthehet në klub në të ardhmen, kurse gazetari Guillem Balague paralajmëroi tifozët se mund të presin dy vite që të ndodhë kjo gjë.

Po ashtu i njëjti gazetar ka treguar që ka folur me futbollistin dhe ka treguar që ai mund ta konsideroj rikthimin si trajner./IndeksOnline/.