75 Mall Live Search
17:33 / E Shtunë, 21 Mars 2020 / indeksADMonline

Agim Ademi shfrytëzon buxhetin e FFK’së, nis ndërtimin e fushës së futbollit për klubin e tij

Presidenti aktual i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, është duke e rregulluar fushën futbollit për vete në Bernicë.

Pavarësisht se klubet e futbollit duhet të kenë edhe fusha ndihmëse, e që momentalisht nuk i kanë, kjo nuk po i pengon Agim Ademit që t’i rregullojë një fushë klubit të tij, Kosova (P), me para të FFK’së.

Kosova e Prishtinës njihet si klubi i Agim Ademit, teksa në vitin e kaluar ishte vendosur për shuarjen e këtij lubit dhe fuzionimin me klubin nga Prizreni, FC A&N. Përkundër kësaj, skuadra prishtinase ende vazhdon garat e organizuara nga FFK.

Por, kjo nuk e ndaluar të parin e FFK’së që të rregullojë fushën me bari sintetik në Bernicë,  në pronë të tij. Këto janë vetëm dyshimet e para për keqpërdorim të pozitës nga Agim Ademi, i cili gjithashtu është edhe i dënuar me 9 muaj burg efektiv nga Gjykata e Apelit

Po ashtu Gazeta Metro ka kërkuar një përgjigjje nga Federata e Futbollit e Kosovës lidhur me këtë, por kjo nuk ka qenë e mundur.

Kujtojmë që situatën e ‘mjegulluar’ te Federata e Futbollit e Kosovës, Serbia është duke u munduar maksimialisht ta shfrytëzojë për suspendim të Kosovës nga FIFA e UEFA