75 Mall Live Search
17:49 / E Shtunë, 21 Mars 2020 / indeksADMonline

Valon Berisha: Së bashku gjithmonë, Forza Kosova

Ylli i ekipit kombëtar të Kosovës, Valon Berisha, e ka rikujtuar golin e tij të shënuar në ndeshjen e parë mes Kosovës dhe Anglisë në Grupin A kualifikues për Kampionatin Evropian, duke thënë se Kosova ka ende gjasa të kualifikohet për në Evropian.

Valon Berishës i ishin dashur vetëm pak më shumë se 30 sekonda lojë për ta kaluar Kosovën në epërsi në ndeshjen kundër Anglisë, që u zhvillua më 10 shtator të vitit 2019 dhe ishte e vlefshme për Grupin A të kualifikimeve për Evropian.

Kosovës përfundoi duke e humbur atë ndeshje me rezultat 5:3 dhe në fund nuk e arriti kualifikimin në Evropian përmes Grupit A, por e ka edhe një mundësi të dytë përmes play-offs kualifikues kundër Maqedonis së Veriut në gjysmëfinale dhe Bjellorusisë ose Gjeorgjisë në finale.

“Sa të kemi ëndrra, kemi edhe shpresa. Së bashku gjithmonë, Forza Kosova”, shkroi Berisha, duke e ripostuar videon e golit të tij të parë të shënuar në ndeshjen kundër Anglisë, përderisa kishte shënuar sërish në pjesën e dytë të ndeshjes.