Pacolli i vetizoluar në Zvicër: S’mundem as të dal nga këtu, e as të hyj në Kosovë!

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli ka deklaruar se si rezultat i pandemisë që ka shkaktuar COVID-19 nëpër gjithë botën, ai s’po mundet të dal nga shtëpia e tij në Zvicër, por as të hyjë në Kosovë.
Ai tha se nuk mundet të vijë në Kosovë, pasi i duhet të qëndrojë në karantinë për dy javë dhe këtë masë parandaluese e quajti abnormale, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:
Asnjë person i gjallë!
Asnjëherë nuk ka ndodhur si kjo, i mbyllur në shtëpi, me familje! Shetitorja para shtëpisë time ishte vendi më i frekuentuar në Lugano , gjithmonë,… tre ditët e fundit.. vend fantazmë, “zonë e ndaluar”, askush nuk guxon ta përdorë atë.
Zoti e befte mirë!
Per tu kthyar ne Kosove, me duhet te qendroj ne Karantin per dy javë… Eshte abnormale por tani une nuk di si te veprohoj ndryshe. Nuk mundem as me dal nga ketu e as me hy ne Kosove.. pra , mbetet vetem te punoi nga shtepija. Deri sa eshte e mundur une nuk jam duke kersy asgje, do te bej çka eshte e mundur, nga ketu!
