Lufta ndaj koronavirus, sportisti italian vendos të punojë vullnetarisht si shofer ambulance

Italia është duke kaluar momente dramatike, për shkak të koronavirus, ku numri I viktimave rritet çdo ditë.
Duke parë situatën, lojtari i regbisë Maxime Mbanda ka ‘ndërruar’ profesion dhe nga mbrojtja në lojë është vendosur në vijën e parë të luftës për t’i shërbyer popullit Italian në këto momente të vështira.
Ai është ofruar të punoj vullnetarisht si shofer ambulance në Parma.
Me maskë dhe kostumin mbrojtës lojtari i regbisë nuk hezitoi të shërbej në zonat më të prekura të Italisë nga Koronavirusi.“Kur gjithçka u anulua në ragbi, unë pyesja veten se si mund të ndihmoja, madje edhe pa ekspertizë mjekësore,” tha sportisti italian.

