Virusi Korona/ Ceremonia e varrimit të 85-vjeçarit nga Dumnica do të bëhët vetëm nga familja e ngushtë

Familjarët e viktimës nga Dumnica e Podujevës, që humbi jetën si pasojë e virusit korona, kanë njoftuar se ceremonia e varrimit për familjarin e tyre 85-vjeç, do të bëhët vetëm nga familja e ngushtë.
Plaku Halim Halimi i cili ishte i prekur me virusin korona ka vdekur sot në mengjes derisa ishte në karantinë.
Rikujtojmë se me virusin korona nga kjo familje është i prekur edhe djali dhe vajza e tij./IndeksOnline/