75 Mall Live Search
12:19 / E Diele, 22 Mars 2020 / indeksADMonline

Pretendoi që është i prekur me koronavirus vetëm që të merrte pushim nga puna

Jeffrey Travis Long, 31 vjeçar nga Karolina e Jugut i ka dërguar një letër punëdhënësit të tij, ku thuhej që ishte i infektuar me koronavirus.

Lond kishte falsifikuar letrën në të cilën kinse mjekët e kanë konfirmuar sëmundjen e tij, transmeton IndeksOnline.

Pas zbulimit që kjo letër ishte e falsifikuar, ai u arrestua dhe u akuzua për falsifikim.

Po ashtu kjo gjë shkaktoi zemërim edhe te personat e tjerë pasi që deri më tani në këtë qytet janë shënuar dy vdekje nga ky virus./IndeksOnline/.