Përfaqësuesi i shqiptarëve në Kroaci: Asnjë shqiptarë nuk ka pësuar lëndime

Kroacia është goditur këtë të diel nga një termet i magnitudës 5.3, dhe epiqendre e saj ishte në veri të Zagrebit.
Objekte të shumta janë rrënuar dhe është raportuar edhe për të lënduar. Në një situatë të tillë kur e gjithë bota po përballet me pandeminë Covid-19 kjo është një goditje tjetër e rëndë për shtetin kroat.
Mirëpo në këtë shtet ka edhe shumë shqiptar që veprojnë.
Në një paraqitje për televizionin Publik të Kosovës, përfaqësuesi i shqiptarëve në Kroaci, Esat Çollaku, ka thënë se shumica e shqiptarëve në Zagreb nuk kanë lëndime. Ai ka apeluar që të gjithë që të largohen nga objektet të cilat kanë pësuar dëmtime.
“Bëjmë thirrje që të largohen nga objektet jemi në kontakt të vazhdueshëm . Shumica e shqiptarëve ne Zagreb nuk kanë lëndime”, ka thënë ai.
Ai ka shpjeguar se menjëherë pas dhjetë minutave të parë që tërmeti tronditi Zagrebit, ai kishte filluar kontaktet me të gjithë gazetarët për të parë se si është situatë në mesin e Shqiptarëve.
Tutje Çollaku ka shprehur gatishmërinë e tij për të ndihmuar në këtë kohë të vështirë që situatë të jetë sa më e lehtë./IndeksOnline/