75 Mall Live Search
12:50 / E Diele, 22 Mars 2020 / indeksADMonline

Dalin rezultatet, kaq lojtarë të Juventusit janë me koronavirus

Një ditë pas rezultimit pozitiv me Koronavirus të Paulo Dybalas dhe bashkëjetueses së tij, në shtëpinë e Juventusit vjen një lajm i mirë.

Klubi bardhezi ka mësuar rezultatet e të gjithë futbollistëve dhe të punëtorëve të tjerë, sipas të cilave të prekur me Koronavirusi janë vetë tre: Daniele Rugani (i pari i zbuluar), Blaise Matuidi dhe Paulo Dybala.

Emrat e sipërpërmendur do të qëndrojnë në izolim të plotë dhe në monitorim të rreptë derisa të shërohen dhe të mos rrezikojnë infektimin e të tjerëve.