KRU Prishtina: Stabiliteti i ndërmarrjes rrezikohet nëse nuk paguani faturat e ujit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit, KRU ‘Prishtina’, ka porositur të gjithë qytetarët që kanë mundësi, që të paguajnë faturat për shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit, sepse në të kundërtën do të rrezikohet stabiliteti i ndërmarrjes.
Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi për medie.
Tutje është bërë e ditur se nga dita e nesërme, me 23 mars, KRU do i hapë dy pika arkëtuese që do të jenë në shërbim të qytetarëve për të bërë pagesa për shërbime të ujësjellësit dhe kanalizimit, ngase ka kërkesa nga ana e tyre.
Pikat arkëtuese do të jenë të hapura në lagjen ,, Ulpiana,, dhe pika arkëtuese e ujësjellësit te Komuna e Vjetër.
Ky është njoftimi i plotë:
– Paguani faturat për shërbimet
e ujësjellësit dhe kanalizimit, ju që keni mundësi,
– Stabiliteti i ndërmarrjes rrezikohet nëse nuk paguani faturat e ujit,
Prishtinë, 22 mars,
Nga dita e nesërme, 23 mars KRU” Prishtina” sh.a. do i hapë dy pika
arkëtuese që do të jenë në shërbim të qytetarëve për të bërë pagesa për
shërbime të ujësjellësit dhe kanalizimit, ngase kemi kërkesa nga ana e tyre.
Pikat arkëtuese do të jenë të hapura në lagjen ,, Ulpiana,, dhe pika arkëtuese
e ujësjellësit te Komuna e Vjetër.
Poashtu edhe në drejtorinë e ujësjellësit që veq është e hapur.
Pikat arkëtuese do të jenë të hapura duke filluar nga ora 09:00 deri në orēn
15:00.
Stabiliteti i ndërmarrjes rrezikohet nēse nuk bëhen pagesa për shërbimet.
Ne jemi kompani vetëfinancuese, të gjitha të hyrat shpenzohen për nevoja të
kompanisë, filluar nga procesi i trajtimit të ujit në fabrikat e trajtimit të
ujit, blerja e kemikateve përfshirë klorin, energjia elektrike e pompave, kosto
e dëmtimit të gypave, fuqia punëtore, pagesat për shërbimet e energjisë elektrike
për fabrikat ,stacionet e pompave, rezervuarët që janë të shtrirë në 8 komuna
të Republikës së Kosovës, etj.
Ju që do të bëni pagesa në pikat arkëtuese, të keni kujdes tē shtuar duke u
bazuar në rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë.