Lazio kishte planifikuar të kthehet në stërvitje, gjendja në Itali e bën të ndryshoj vendimin

Klubi i Lazios kishte lajmëruar me kohë se në datën 23 mars do të riniste zyrtarisht stërvitjet, por duket se presidenti Lotito, në sajë të situatës që po përjeton Italia dhe numri i pacientëve të prekur ose që kanë ndërruar jetë po shtohet, ka vendosur që të mos rinisë asgjë.
Kështu, Lazio ka bërë një komunikatë të re për shtyp, ku ka bërë me dije se stërvitjet nuk do të rifillojnë deri në datë për t’u vendosur.
Lazio ndodhet në vend të dytë në renditjen e Serie A.
#TrainingSession ?
— S.S.Lazio (@OfficialSSLazio) March 22, 2020
Posticipata la ripresa degli allenamenti
➡️ https://t.co/wzo1KQx7pM pic.twitter.com/B6kftdDIZz