75 Mall Live Search
19:11 / E Diele, 22 Mars 2020 / indeksADMonline

Angela Merkel në karantinë!

Kancelarja gjermane, Angela Merkel është vendosur në karantinë pasi kishte qenë në kontakt me një doktor të premten, i cili ndërkohë ishte testuar pozitiv me koronavirus.

Kështu ka njoftuar zëdhënësi i saj, Steffen Seibert, transmeton Indeksonline.

Merkel vendosi që menjëherë të karantinojë veten në shtëpinë e saj dhe më pas do të testohet rregullisht gjatë ditëve në vijim dhe do të vazhdojë të kryejë detyrat e saj si kancelarë nga shtëpia.

Vendimi i Merkel për vetë-karantinë vie teksa pandemia e koronavrisuit vazhdon të përshkallëzohet në të gjithë Evropën, përfshirë edhe Gjermaninë.

Ndryshe Gjermania shpalli së fundi masa dramatike, ndër to që të kufizohen kontaktet mes njerëzve./Indeksonline/