Ushtria amerikane hyn në Nju Jork, pa ndonjë panik pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme

Donald Trump konfirmoi që mbrëmë ai aprovoi një deklaratë për gjendjen e jashtëzakonshme në Nju Jork. Ai tha se bashkëpunoi ngushtë me guvernatorin Andrew Cuomo.
Presidenti Donald Trump e shpalli në shtetin e Nju Jorkut një gjendje të jashtëzakonshme të premten si rezultat i rritjes së rasteve të koronavirusit.
Donald Trump konfirmoi që mbrëmë ai aprovoi një deklaratë për gjendjen e jashtëzakonshme në Nju Jork.Ai tha se bashkëpunoi ngushtë me guvernatorin Andrew Cuomo.

Ai e quajti atë një përgjigje federale “të pashembullt”.
Aktualisht, ushtria amerikane po punon për planet për të marrë përsipër hotele, konvikte kolegjesh dhe arena sportive dhe t’i kthejë ato në objekte mjekësore të ngjashme me kujdes intensive.

Korpusi i Inxhinierëve të ushtrisë amerikane ka në plan të marrë përsipër deri në 10,000 dhoma hoteli, konvikte kolegjeh dhe hapësira të tjera në Nju Jork për shërbime mjekësore pasi numri i rasteve të infektuar me koronavirus rritet në mënyrë eksponenciale, raportoi Wall Street Journal.
“Trupat e ushtrisë do të marrin ndonjë hotel, kolegj dhe ndoshta edhe arena boshe sportive, që pastaj ato të përdoren për tu kujdesur për personat e infektuar me koronavirus”, tha në një konferencë gjeneral-lejtnant Todd Semonite i ushtrisë amerikane.





