75 Mall Live Search
09:46 / E Hënë, 23 Mars 2020 / indeksADMonline

Gruaja e Justin Bieber, ekspozon linjat trupore

Gruaja e këngëtarit kanadez me fame botërore, Justin Bieber, Hailey Bieber është padyshim një femër tejet atraktive.

Modelja është gjithashtu mjaft aktive me paraqitjet e saj edhe nëpër rrjetet sociale, shkruan Indeksonline.

Biondja paraqitet herë pas here duke marrë vëmendjen e fansave të shumtë si dhe të mediave rozë.

Së fundmi ajo ka pozuar përkrah një shoqes së saj, duke vënë në pah linjat e saj trupore prej një modeleje që e karakterizon atë duke e bërë një femër mjaft atraktive për publikun.

Kujtojmë që Hailey dhe Justin Bieber janë të martuar nga viti 2018. /Indeksonline/