75 Mall Live Search
16:09 / E Hënë, 23 Mars 2020 / indeksADMonline

Ambasadori amerikan takohet me ministrin Vitia, tregohet se çfarë u disktua

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Arben Vitia, priti sot në takim Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip S. Kosnett.

Në këtë takim, Ministri Vitia e njoftoi Ambasadorin amerikan lidhur me masat e ndërmarra nga Ministria e Shëndetësisë për menaxhimin e situatës epidemiologjike në Kosovë lidhur me Koronavirusin Covid -19.

Image may contain: 2 people, people sitting, table and indoor

Gjithashtu, e njoftoi për masat e reja shtesë të cilat Qeveria pritet t’i ndërmarrë në funksion të parandalimit të përhapjes së Covid-19 në Kosovë.

Ministri Vitia e falënderoi Ambasadën e SHBA në Kosovë për mbështetjen e vazhduar në këtë situatë të ndjeshme në të cilën ndodhet vendi ynë si dhe vendet e tjera të cilat po ballafaqohen me këtë virus.

Image may contain: 4 people, people sitting, table and indoor

Nga ana e tij, Ambasadori Kosnett uroi profesionistët shëndetësorë të Kosovës për guximin dhe efikasitetin, nënvizoi rëndësinë e asaj që publiku të ndjekë udhëzimet nga Ministria për mbrojtjen e familjeve dhe bashkësive, dhe foli për rëndësinë e bashkëpunimit ndëkombëtar në tejkalimin e sfidës së COVID-19.

Image may contain: 1 person, sitting and indoor