75 Mall Live Search
16:20 / E Hënë, 23 Mars 2020 / indeksADMonline

Ministria e Arsimit: Kemi pasur presion që të fillojmë mësimin online edhe me shkollat e mesme

Ministrja e Arsimit, Hykmete Bajrami së bashku me zëvendësit e saj ka mbajtur një konferencë për media ku ka folur në lidhje me mësimin online që është duke u zhvilluar.

Sipas zëvendësve të Bajramit ka pasur presion për fillimin e mësimit online edhe me shkollat e mesme, shkruan IndeksOnline.

“Pas fillimit të realizimit të msimit online për kl 1 deri në 9 kemi shumë kërkesa, lutje, propozim madje edhe presion prej shkollave të mesme që të fillohet zbatimi i mësmimit online. Kjo gjë është normale dhe e kemi pritur një gjë të tillë”.

“Ministria është duke punuar në dy fronte, duke punuar në përmbajtje arsimore”.

“Jemi duke përgaditur një web-faqe zyrtare, në të cilën ka materiale arsimore në të cilin i kanë përgaditur vet individët, që do të shërbejnë si materiale plotësuese”.

Po ashtu është treguar që përgaditja për mësimin online edhe për shkollat e mesme tashmë ka filluar.

Kurse mësimi online tashmë vetëm ka filluar për klasat nga e para deri në të nëntën./IndeksOnline/.