75 Mall Live Search
21:51 / E Hënë, 23 Mars 2020 / indeksADMonline

Vdes ish-portieri spanjoll, ishte infektuar me koronavirus

Ish-portieri dhe ish-trajneri spanjoll, Benito Hoane, humbi jetën në moshën 84-vjeçare. 

Mediat iberike shkruajnë se 84-vjeçari kishte pësuar infarkt dhe infektimi me COVID-19 i përshpejtoi vdekjen.

Lajmi ka hidhëruar klubin e tij, Espanjoli, si dhe të gjithë futbollin spanjoll. 

Image

Ai luajti si portier në vitet ’60-’70 me Espanjolin dhe Deportivo La Korunjën. 

Ndërsa drejtoi si trajner shumë ekipe spanjolle si: Deportivo La Korunjën, Real Majorkën, Salamankën, Herkulesin etj. 
Ai u tërhoq përfundimisht nga futbolli në vitin 1992.