Propozimi i qeverisë Kurti: Nuk mund të qarkulloni rrugëve nëse nuk jeni të angazhuar në këto kategori

Qeveria Kurti pritet që shumë shpejt të ndërmarrë masa të reja sa i përket Covid-19.
Pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi, kufizohet lëvizja e qytetarëve, në të kundërten duhet dëshmi nëse jeni i angazhuar në ndonjë punë ose keni ndonjë rast emergjent brenda kësaj periudhe kohore.
Në propozim- vendimin e qeverisë thuhet se ndalohet qarkullimi i qytetarëve dhe automjeteve private nga data 24 mars gjatë orës 10:00- 16:00 dhe prej orës 20:00- 06:00.
Sipas këtij propozimi, të drejten e qarkullimit brenda kësaj ore e kanë vetëm këta persona:
Personat me nevoja mjekësore; personat që janë të angazhuar në prodhim/furnizim dhe shitje të mallrave esenciale (ushqim dhe barna për njerëz dhe kafshë/shpezë);
Tutje, thuhet se mundësohet qarkullimi i lirë për operatorët ekonomik të klasifikuara si më të rëndësishme; si dhe transporti i lirë i mallrave/shërbimee për të siguruar funksionimin e zinxhirit të furnizimit./Indeksonline/