75 Mall Live Search
22:48 / E Hënë, 23 Mars 2020 / indeksADMonline

Dega e Presidentit Rugova me letër drejtuar Vjosa Osmanit, e ftojnë t’i dalë në mbrojtje LDK-së

Lulzim Canolli, nënkryetar i degës së 3-të të LDK-së i ka dërguar një letër të hapur Vjosa Osmani me anë të së cilës e ka ftuar që t’i dalë në përkrahje LDK-së.

“Të lus sikur i gjithë elektorati yt besnik , që me një prononcim publik të dalësh në mbrojtje të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe elektoratit të saj” është thënë në letrën e Canollit.

Letra e plotë:

Letër e hapur e Nenkryetarit te Deges se III-të LDKsë – Dega e Presidentit Rugova z. Lulzim Canolli drejtuar Nenkryetares se LDK-se znj Vjosa Osmani
Jam rritur dhe edukuar në frymën e vizionit të Presidentit Historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova. Që atëherë moto të jetës e kam pasur slloganin LIRI – PAVARËSI – DEMOKRACI. Kemi kaluar nëpër rrugë e sfida jo të lehta , sepse menjëherë pas luftës ata të cilët e kishin problem edhe ta pranonin fitoren masive të IBRAHIM RUGOVËS dhe zgjedhjen e pakontestueshme të tij nga populli si President i Kosovës, dashakeqësit ishin kthyer kundër idesë së Presidentit RUGOVA. Edhe pse armiqët më tepër na sulmonin , ne bashkoheshim edhe më shumë rreth vizionit dhe frymës rugoviane. Ishte frymëzuese për ne thënia e Presidentit Rugova “ Në jetë duhet pasur durim, të mirat vijnë pastaj “. Dhe ne me durim vazhdonim ta mposhtnim çdo kundërshtarë politik. Më kujtohet kërkesa e Presidentit Rugova që e bënte në çdo manifestim tonin , ku në mënyrë publike kërkonte NJË KOSOVË TË PAVARUR , TË INTEGURAR NË BE DHE NATO , ME MIQËSI TË PËRHERSHME ME SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS. Falë kësaj zgjuarsie të Presidentit , ai arriti që të krijoi një miqësi të pathyeshme me Amerikën dhe shtetet tjera mike për Kosovën. Me ndihmën e këtyre miqëve tanë Kosova arriti ta shpallë edhe Pavarësinë e saj, por fatkeqësisht pas vdekjes së Presidentit RUGOVA. Edhe pse për ne ishte humbje e madhe vdekja e Presidentit RUGOVA, ishte për tu krenuar fakti se Ai u shpall nga populli si President Historik i Kosovës dhe Arkitekt i Pavarësisë. Pas vdekjes së Presidentit në LDK filluan edhe baticat dhe zbaticat , por edhe përkundër këtyre , ne vazhdonim të qëndronim stoik në rrugën dhe vizionin e Presidentit RUGOVA. Shumë provuan të na vrasin, të na fyejnë e të na linçojnë por ne vetëm se po bëhemi më të fortë dhe më të përkushtuar.
Në këto zgjedhjet e fundit , kur shpresa e popullit filloi të humbas, ishte pikërisht Lidhja Demokratike e Kosovës e cila me kandidimin e Vjosa Osmanit sikur e ngjalli elektoratin e LDK-së dhe popullin e Kosovës në përgjithësi. Ishte gezim që moti e kemi pritur ne votuesit e LDK-së, sepse kandidimi i znj. Vjosa Osmani kishte ngjallur një entuziazëm që me vite na kishte munguar. I mbushur plot gëzim e shpresë tërë potencialin tim kohor dhe material e kisha orientuar kah fushata e LDK-së dhe fitorja e madhe e zonjës Osmani për kryeministre. I madh e i vogël, plak e i ri ishin ngritur në përkrahje të znj. Osmani e cila ishte edhe shpresa për rikthimin e fuqishëm të frymës rugoviane. Por pavarësisht punës dhe aktivitetit të pakursyer që kishim bërë , LDK-ja nuk arriti të dal fituese e as znj. Osmani të zgjedhet kryeministre. Dhe rezultati që doli nga zgjedhjet përcaktoi që LDK-ja në koalicion me Vetvendosjen ta formonin Qeverinë e Kosovës. Edhe pse e formuar me vështirësi pasi që si 2 parti ishim totalisht të kundërta për nga programi dhe bindja politike , arritën të formohen institucionet shtetërore dhe znj. Osmani u zgjodh kryetare e Parlamentit , që për neve ishte gëzim i madh. Por pas ndodhive politike që ndodhën , e kur Kosova erdhi në situatën që ti rrezikohej edhe miqësia e përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës si pasojë e kokëfprtësisë dhe mos efikasitetit të partisë që është në bashkqeverisje me LDK-në. Edhe përkundër thirjes së kryesisë së LDK-së dhe vet znj. Osmani drejtuar Vetvendosjes për heqjen e plotë të taksës dhe kthimit të marrëdhënieve të mira që i kishim deri më tani ,Vetvendosje nuk pajtohej me këto kërkesa. Këto kërkesa u bënë edhe më të vështira kur nga administrata e SHBA-ve kërkohej ose të hiqej taksa tërësisht ose përndryshe SHBA-të kërcënonin me tërheqjen e trupave Amerikane nga Kosova si dhe pezullimin e miliona ndihmave që iu dedikoheshin Kosovës. Edhe përkundër kësaj kryeministri i Kosovës z. Kurti vazhdonte ta injoronte edhe Amerikën e jo vetëm partnerin e koalicionit LDK-në. Por ditëve të fundit kryeministri Kurti duke e parë që e kishte të pamundur menagjimin e situatës politike që u krijua ne vend , si dhe duke e shkelur marrrëveshjen me Lidhjen Demokratike të Kosovës për bashkëqeverisje e shkarkoi nga detyra ministrin e punëve të brendshme njëherit nënkryetarin e parë të LDK-së z.Agim Veliu. Kjo shkaktoi një paknaqësi të madhe Brenda organeve të LDK-së sepse një veprim i tillë i Kurtit ishte shkelje e marrëveshjes mes LDK-së dhe Vetvendosjes. Por LDK-ja duke dashur funksionimin e institucioneve shtetëore, kishte kërkuar nga Kurti të tërhiqej vendimi për shkarkimin e ministrit të brendhëm z. Agim Veliu dhe heqjen e plotë të taksës ashtu siq e kërkonte edhe aleati yne kryesor Amerika , në mënyrë që të vazhdohej me punën e qeverisë. Prap se prap Vetvendoje nuk ishte e gatshme të vazhdoj bashkëpunimin me çka e detyroi edhe LDK-në të inicoi mocionin e votbesimit për qeverinë Kurti. Nga ajo ditë duke filluar nga z.Kurti , ministra e deputetë e deri tek anëtarët më të thjeshtë të Vetvendosjes , filluan sharjet , linçimet dhe kërcënimet nga më të ultat në drejtim të kryetarit të LDK-së akademik Isa Mustafa dhe LDK-së në përgjithësi. Po për neve si ushtar të Ibrahim RUGOVES këto kërcënime e shantazhe nuk janë aspak domethënëse dhe nuk paraqesin asnjë pengesë për ta vazhduar frymën Rugovine , sepse ju kemi bërë ballë edhe forcave serbe e do të iu bëjmë ballë edhe këtyre sulmeve që vijnë pikërisht nga të njejtit njerëz që dikur edhe Presidentin Historik e quanin tradhëtar të kombit. Janë pikërisht të njejtit njerëz të cilët deri në ditën kur erdhën në pushtet nuk e njohën as Republikën e Kosovës e as flamurin shtetëror. Djegën e thyen gjithçqka vetëm për të ardhur në pushtet. E tani kur e morën pushtetin po dojnë edhe ta zhbëjnë shtetin.
Sot kur Lidhja Demokratike e Kosovës po shahet, linçhet e kërcënohet, dhe kur aktivistët e Vetvendosjes kërcënojnë e rrahin njerëz vetëm se flasin të vërtetën mbi LDK-në, unë si Nënkryetar i Degës së Tretë të LDK-së – Dega e Presidentit RUGOVA deh si një përkrahës i juaji i zjarrtë dua të iu adresohem me një letër publike juve zonja Vjosa Osmani, edhe si nënkryetare e LDK-së por edhe si kryetare e Parlamentit . Ju lutem a mund të i përgjigjeni haptas elektoratit të LDK-së dhe votuesëve tuaj besnik :

  1. Pse deri më sot nuk keni dalur publikisht kundër sharjeve , kërxënimeve dhe linçimeve që strukturat e Vetvendosjes i bëjnë kundër Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe udhëheqësve të saj ?
  2. Vota jonë pro teje ka qenë për Lidhjen Demokratike të Kosovës, dhe nënkupton që ato 200.000 mijë vota nuk duhet përdorur për ti mbrojtur qëndrimet personale apo të partnerit të koalicionit, por janë vota që mbrojnë identitetin e LDK-së dhe ideologjinë e Presidentit Historik të Kosovës DR. IBRAHIM RUGOVA

Të lus sikur i gjithë elektorati yt besnik , që me një prononcim publik të dalësh në mbrojtje të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe elektoratit të saj, dhe fuqishëm të kundërshtosh sharjet, kërcënimet dhe linçimet që i adresohen LDK-së dhe elektoratit të saj nga Lvv-ja. Shpresoj të mos na zgjënjesh.