75 Mall Live Search
00:09 / E Martë, 24 Mars 2020 / indeksADMonline

Vendimi i Kurtit bën ‘hallakam’, Mustafa: Qeveria ta rishqyrtojë vendimin

Vendimin për masat e reja, për parandalimin e pandemisë Covid-19 të qerverisë Kurti e ka komentuar edhe i pari i LDK-së, Isa Mustafa.

Sipas tij, këtë vendim mund ta marrin vetëm dy të tretat e deputetëve dhe jo Qeveria, shkruan Indeksonline.

Sipas tij, qeveria do duhej ta rishqyrtojë vendimin dhe karshi gjendjes së krijuar t’i drejtohet Kuvendit.

Shkrimi i tij i plotë në Facebook:

Vendimin për kufizimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, mund ta marrin vetëm dy të tretat e deputetëve dhe jo Qeveria. Ndryshe shkelet Kushtetuta, pa marrë parasysh kush janë ata që kanë votuar dhe në çfarë rrethana. Prandaj qeveria do duhej ta rishqyrtojë vendimin e saj dhe karshi gjendjes së krijuar ti drejtohet Kuvendit. IM