Klina në ditën e dhjetë të karantinës, policia në nivel detyre

Komuna e Klinës vazhdon të jetë në karantinë dhe kjo është duke u zbatuar me përpikmëri deri tani.
Pas konstatimit se një shtetase italiane e cila jetonte në Klinë është infektuar me virusin corona, Qeveria e Kosovës kishte vendosur 10 ditë më parë ta vendosë në karantinë këtë komunë.
Nga disa foto të siguruara nga IndeksOnline vërehet prezenca e policisë, të cilët nuk lejojnë as hyrjet dhe as daljet në këtë komunë.


