Blero kundër vendimit të qeverisë: Nëse më ndalin, ju them që i paditi

Këngëtari i njohur, Blerim Muharremi i njohur më së miri me emrin artistik, Blero krahas muzikës, shpesh herë nuk lë anash as temat e tjera të shoqërisë.
Artisti i famshëm këtë herë ka komentuar edhe vendimet e fundit të qeverisë që u morën mbrëmë, për të ndaluar lëvizjen e qytetarëve dhe automjeteve në dy orare nga ora 10:00 deri në ora 16:00 dhe nga 20:00-06:00, transmeton Indeksonline.
Blero ka thënë se nuk do ta respektoj këtë vendim pasi nuk është kushtetuese dhe se ata nuk kanë të drejt ta bëjnë këtë.
“Nese me nalin neser me dal vec ju thom nuk eshte kushtetuse e nese tenton ma shume une ju thom ju paditi! Republika e Kosoves ndertohet ne kushtetut te Kosoves!! Mos harroni! Skaaa kush qe mundet mi thy!!”, ka shkruar Blero./Indeksonline/
