Osmani fton deputetët që nesër mos ta votojnë mocionin e partisë së saj!

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka mbajtur një konferencë për media mpas mbledhjes së Kryesisë, në të cilën u vendos që nesër të mbahet seanca për mocionin e LDK-së për rrëzimin e Qeverisë Kurti.
Osmani ndër të tjera ka treguar edhe pse ka votuar kundër këtij mocioni, shkruan Indeksonline.
Ajo ka thënë që ka besuar se që kjo do të jetë qeveri e shpresës, e pakorruptuar.
“Kam shprehur mendimin tim kundër mocionit. Se kam besuar që e vetmja mënyrë që t’i ofrojmë qytetarëve ka qenë Qeveria e Shpresës, me njerëz që s’janë të korruptuar dhe një qeveri do të mund t’ia hap derën Kosovës në arenën ndërkombëtare. Kam besuar dhe kam punuar dhe i kam dhënë përkrahjen time maksimale kësaj qeverie”, ka thënë Osmani, përcjellë Indeksonline.
Ajo tutje ka ftuar edhe deputetët që nesër mos ta votojnë këtë mocion.
“Keqkuptimet brenda qeverisë kanë ndodhur kur unë s’kam qenë aty, por përkundër të gjithave kam besuar dhe besoj që ka pas hapësirë që të gjejnë zgjidhje. Që mos të shtohet edhe barra politike në këtë situatë, në një kohë kur qytetarët po kalojnë një periudhë të rëndë. Absolutisht nuk e përkrahi këtë mocion dhe i bëj thirrje deputetëve që mos ta përkrahin. As s’është në kohën e duhur dhe as s’do t’i prodhojë një qeveri tjetër”./Indeksonline