75 Mall Live Search
12:37 / E Mërkurë, 25 Mars 2020 / indeksADMonline

Albin Kurti zbulon çfarë i tha Hashim Thaçi në takimin 2 orësh

Albin Kurti ka zbuluar në parlament për herë të parë detaje se çfarë diskutoi me presidentin Thaçi në takimin dy orësh të para disa ditëve.

Kryeministri ka thënë se Thaçi i ka kërkuar të heq taksën për të shkuar bashkë me të në Washington.

“Më tha, hiqe taksën të shkojmë bashkë në Washington, ta heqim qafe Serbinë qafe përgjithmonë. Këta kryeministrat e tjerë janë të emëruar, unë dhe ti jemi të popullit” ka qenë një pjesë e bisedës me Thaçin, sipas Kurtit./Indeksonline/