75 Mall Live Search
15:20 / E Mërkurë, 25 Mars 2020 / indeksADMonline

Shkarkimi i Nekibe Kelmendit dhe ai i Agim Veliut kanë dallime të mëdha

Në seancën e sotme për mocionin e votëbesimit të qeverisë Kurti, disa herë është përmendur emri i të ndjerës Nekibe Kelmendi. Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca e pyeti LDK-në se ku ishte ajo në kohën kur Hashim Thaçi e shkarkoi ministren Nekibe Kelmendi.

Pas kësaj pyetje erdhi reagimi i Shefit të Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi i cili iu përgjigj ministrit Glauk Konjufca, duke i thënë se Nekibe Kelmendi nuk është shkarkuar në kohën kur Hashim Thaçi ishte kryeministër, por në atë kohë sipas tij është bërë riformatim i Qeverisë.

Gashi tha më tej se në riformatimin e Qeverisë janë largu tre ministra, Nekibe Kelmendi, Alush Gashi dhe Valton Beqiraj.

Pas këtij ballafaqimi mes Konjufcës e Gashit, vendimi i shkarkimit u shpërnda nëpër rrjete sociale.

Por shkarkimi i Agim Veliut dhe ai i Nekibe Kelmendit kanë dallime të mëdha. Në atë kohë kryeministri Thaçi me marrëveshje me partnerin qeverisës, LDK-në kishte shkarkuar Kelmendin dhe dy ministra tjerë të LDK-së, ndërsa Agim Veliu tani është shkarkuar nga Albin Kurti pa u pyetur partneri bashkëqeverisës, LDK./IndeksOnline/