75 Mall Live Search
18:17 / E Mërkurë, 25 Mars 2020 / indeksADMonline

Rexhep Selimi tregon përgjigjen VV-së rreth ofertës që ia bëri Anton Quni

Shefi i grupit parlamentar të VV-së, Rexhep Selimi ka folur pas pauzës në Kuvend. Ai iu drejtua Anton Qunit rreth ofertës që ia bëri, përcjellë Indeksonline.

“Pas kësaj pauze po ndjej obligim ndaj deputëteve dhe opinionit.

Që përgjigja eofertës ose thirrjes së tij për të dalë nga kriza, e çmojmë vullnetin e Qunit për të vazhduar si pjesë e qeverisë Kurti.

Gjatë pauzës si grup parlamentar po mendonim se ai na u drejtua që të reflektojmë dhe po diskutonim kur para se të përgjigjeshim, Quni mori përgjgije nga Veliu në media

Antoni Quni s’ka pasur autorizim të thotë diçka të tillë, mocioni duhet të votohet, sot u vërtetua se me Albin Kurtin s’qeveriset vendi.

Para se të përgjigjeshim ne u përgjigj Veliu”, tha Selimi.

Ai shtoi se ka vetëm një shansë për këtë.

“Atëhere kemi vetëm një shansë, por nëse doni zgjidhje o për t’i hy kësaj, kemi vetëm një shansë, ta votoni kundër mocionin e mosbesimit”./Indeksonline