Ahmeti: A do të testohen deputetët që kanë qenë në seancë dje?
Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka pyetur nëse deputetët e Kuvendit të Kosovës që ishin dje të pranishëm në seancë do t’i nënshtrohen testimeve për COVID-19.
“A do të testohen deputetët që kanë qenë në seancë dje?#rriNshpi”, ishte pyetja e Ahmetit e shkruar në Twitter, transmeton Indeksonline.
Në seancën e djeshme të Kuvendit të Kosovës ishin mbi 80 deputetë për të votuar për mocionin e ngritur nga LDK për rrëzimin e Qeverisë Kurti./Indeksonline/