75 Mall Live Search
17:24 / E Enjte, 26 Mars 2020 / indeksADMonline

Sheshi i Mitrovicës plot me qytetarë, shfrytëzojnë kohën e lëvizjes

Qeveria e Kosovës të hënën ka marrë vendim për masat e reja për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Masa këto të cilat kanë hyrë në fuqi të martën, derisa të njëjtat presidenti i vendit, Hashim Thaçi i quajti antikushtetuese, madje ai iu drejtua pëkërisht për këtë edhe Gjykatës Kushtetuese, transmeton Indeksonline.

Një nga masat e qeverisë, ishte ajo e kufizimit të lëvizjes.

Ky vendim duket se po krijon kaos të madh edhe në qytetin e Mitrovicës.

Kjo shihet edhe përmes këtyre imazheve  Ky qytetarë të shumtë, pavarësisht thirrjeve të institucioneve dhe IKSHPK-së për t’u izoluar, po dalin në qytet për t’i kryer nevojat e tyre, madje edhe në numër të madh.

Ky është vendimi për kufizim të lëvizjes nga qeveria Kurti:

Sipas vendimit, ndalohet qarkullimi i qytetarëve dhe automjeteve private nga 24 mars 2020 gjatë orës 10:00 – 16:00 dhe prej orës 20:00 – 06:00, përveç për nevoja mjekësore, prodhim, furnizim dhe shitje të mallrave esenciale si ushqim dhe barna për njerëz dhe kafshë apo shpezë, dhe për shërbime dhe aktivitete që ndërlidhen me menaxhim të pandemisë si menaxhmenti dhe personeli esencial qeveritar dhe komunal nga këta sektorë: shëndetësi, siguri dhe administratë shtetërore./Indeksonline