00:11 / E Premte, 27 Mars 2020 / indeksADMonline

Ismaili: Mirë që SHBA ia dha përgjigjen Kurtit sepse ai helmonte popullin me mashtrime

Nënkrytetari i PDK-së, Uran Ismaili ka thënë se sot shkresa zyrtare e Departamentit të SHBA-se, i bëri një zhveshje të plotë VV-së dhe Albin Kurtit.

Këto komente ai i bëri përmes një lidhjeje direkte në SPECIALE të Klan Kosovës.

“U bë një zhveshje e plotë që i ndodhi VV-së dhe Kurtit nga SHBA ngase për aq kohë sa kemi dëgjuar nga ai se si dilte kundër një plani për shkëmb territoresh dhe se si ky plan mbështetej nga Grenell. Kështu Kurti helmoi publikun, në anën tjetër me siguri SHBA e kanë dëgju këtë deklaratë të tij se çfarë ka shpif në emër të tyre dhe i kanë reagu në mënyrë të drejtëpërdrejtë duke i thënë se ajo nuk eziston”, tha ai, përcjellë Indeksonline.

Ismaili tjha se për këtë Kurti duhet të kërkoj falje.

“Nëse kryeministri arrin të helmojë popullin dhe të krijojë agjendë, atëherë kjo është një situatë delikate, ngase jemi lajthitur nga kryeministri. Tani sapo doli që SHBA duke thënë se agjenda e Kurtit është mashtruese dhe mua s’më vie aspak mirë, ngase kam qejf me pa një kryeministër që ka një agjendë për ekonomi, shëndetësi e fusha të tjera.

Më vjen mire që Kurti sot mori një përgjigje zyrtare”.

Nënkryetari i PDK-së përsëriti sërish që ata kanë dakorduar pas zgjedhjeve të 6 tetorit që të jenë një opozitë e mirë, që bën argumente se pse kjo qeveri duhet të punojë më shumë.

“Problemi i qeverisë ka qenë se është formuar në një krizë ndaj njëri-tjetrit. Ne e kemi mbështet në parim mocionin dhe s’kemi dhënë nënshkrime e as që jemi deklaru për krizën e partnerëve të koalicionit”.

Ismaili gjithashtu tha që për PDK nëse s’do të ishte kjo gjendje e krijuar për shkak të pandemisë, zgjidhja më e mirë do të ishin zgjedhjet./Indeksonline