75 Mall Live Search
09:58 / E Premte, 27 Mars 2020 / indeksADMonline

Mbi 5700 të infektuar të rinj nga koronavirusi në 24 orë në Gjermani

Vijon të rriten ndjeshmën numri i personave të prekur me koronavirus në Gjermani, edhe pse vendi konsiderohet si një nga shtetet europiane me shkallën më të ulët të vdekshmërisë si pasojë e këtij virusi.

Sipas Institutit Robert Koch për sëmundje infektive 55 persona humbën jetën në 24 orët e fundit ndërsa numri i të prekurve të rinj u rrit me 5780.

Deri në këto moment në Gjermani janë prekur 42 200 persona nga virusi i ri me origjinë nga Kina dhe kanë humbur jetën 253 persona.