75 Mall Live Search
23:02 / E Premte, 27 Mars 2020 / indeksADMonline

Kaloj natën në intensiv, këngëtari del negativ në testin e COVID-19

U raportua se Till Lindemann, këngëtari i grupit Rammstein ka testuar pozitive për COVID-19, pork jo gjë është demantuar.

Gazeta gjermane Bild raportoi se Lindemann ishte në kujdesin intensiv në një spital të Berlinit pasi u diagnostikua me COVID-19, transmeton Indeksonline.

Disa orë pasi u publikua raporti Bild , Rammstein postoi një mesazh në median sociale të grupit duke sqaruar gjendjen e Lindemann dhe duke mohuar që ai ishte infektuar me koronavirus.

Në deklaratën e Rammstein thuhet: “Mbrëmjen e djeshme Till Lindemann u pranua në një spital me këshillën e mjekut të grupit. Ai e kaloi natën në kujdes intensiv, por është zhvendosur pasi ndihet më mirë. Deri më tani ka testuar negativ për koronavirusin”.

Lindemann thuhet se ishte kthyer në Berlin javën e kaluar pas një shfaqje në Moskë, mbi të cilën vuajti nga një infeksion i mushkërive, si dhe nga ethet, duke bërë që qëndrimi i tij në kujdes intensiv./Indeksonline/