Merret vendim për futbollistët e Juventusit të prekur me koronavirusin
Futbollistët e Juventusit, Daniele Rugani, Blaise Matuidi dhe Paulo Dybala kanë dalur ditë më parë pozitiv me koronavirus.
Sipas Calciomercato tre futbollistët e Juventusit do t’i nënshtrohen testeve të reja për koronavirus, transmeton IndeksOnline.
Shpresat e skuadrës italiane janë që rezultatet të dalin negative mirëpo sipas raportimeve kjo gjë është pak e mundur për shkak të karantinës.
Kurse sezoni aktual pritet të rifillojë përsëri por nuk është duke u përjashtuar as mundësia që i tërë sezoni të anulohet./IndeksOnline/.