Barcelona dhe Bayern përsëri në garë për transferime, kësaj radhe për mbrojtësin e Lazios

Barcelona ka nevojë për transferime në mënyrë që të rifreskojnë skuadrën e tyre.
Sipas disa raportimeve nga FootballEspana, blaugranët po dëshirojnë të transferojnë futbollistin e Lazios, Luiz Felipe gjatë kësaj vere, transmeton IndeksOnline.
Për Felipen i interesuar është edhe skuadra gjermane, Bayern Munich, ndërsa futbollisti po vlerësohet që aktualisht kushton rreth 25 milionë euro.
Barcelona futbollistin po e sheh si zëvendësim të Pique kurse Bayerni si zëvendësim të Boateng./IndeksOnline/.