75 Mall Live Search
15:39 / E Diele, 29 Mars 2020 / indeksADMonline

Futbollisti i Realit rrezikon burgun në Serbi, madrilienët marrin vendimin

Luka Joviç është në telashe kohët e fundit, pasi rrezikon të dënohet me burg pasi ka udhëtuar drejt vendlindjes në kohën kur qeveria ka bllokuar të gjithë transportin për shkak të pandemisë së koronavirusit

Vetë presidenti serb Aleksandër Vuçiç u tregua i ashpër me sulmuesin duke shtuar se nuk mund të merret parasysh fakti që është një emër i njohur i futbollit.


Gjithashtu Reali nuk duket i bindur me futbollistin dhe e ka nxjerrë atë në merkato. Madrilenët dëshirojnë ta largojnë futbollistin pas vetëm një sezoni, pasi nuk ka bindur.jovic

Nga kjo kërkojnë të përfitojnë Chelsea dhe Totenhami, të cilët janë në kërkim të një sulmuesi për sezonin tjetër dhe do të përpiqen të afrojnë Joviçin.